Botë

Lugina e Preshevës, të dielen zgjedhjet lokale

01.06.2024 18:07

Nesër në luginën e Preshevës mbahen zgjedhjet lokale për Bujanoc dhe Preshevë...

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, një ditë para votimeve për këshillat komunalë të Bujanocit dhe Preshevës, ka apeluar që numri i votuesve të jetë sa më i lartë. Kryediplomati shqiptar ka shkruar se vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik.
 
“Nesër në Serbi votohet për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës. Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje dhe uroj që numri i votuesve të jetë sa më i lartë. Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë. Së bashku për demokracinë dhe integrimin e përbashkët europian. Suksese!”, ka shkruar kryediplomati shqiptar Hasani.
 
Për pjesmarrje sa më të madhe në zgjedhje kanë apeluar edhe autoritetet e Kosovës përfshi kryemsintin Albin Kurti.