VMRO-DPMNE: Zaev ka për qëllim destabilizimin e vendit

14.04.2015 17:59

Zoran Zaev përsëri bëri të ditur se qëllimi i tij me publikimin e “bombave” është të shkaktojë destabilizim dhe krizë në vend, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së menjëherë pas pres-konferencës së sotme të LSDM-së...

“Tema e preferuar e Zaevit është sistemi i sigurisë dhe për atë ai sot pa leje ka shpallur informata për kapacitetin e shërbimeve të sigurisë, duke u munduar të rrezikojë funksionimin e tij. Zaevi, sot në mënyrë të paparë dhe përsëri pa dhënë llogari për interesat shtetërore shpalli informata për planet e ekipimit të kuadrove të shërbimeve të sigurisë dhe zmadhimin e operimit të tyre. Kjo është sjellje klasike antishtetërore dhe këtë e njohin qytetarët dhe për atë nuk e përmbajnë”- thuhet në reagimin e VMRO-së.

Partia maqedonase në pushtet po ashtu vlerëson se Zaev ka vazhduar të punojë për shërbimet e huaja në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe vazhdon të lëshojë materiale të montuara, të cilat nuk dëshmojnë asgjë përveç mundësinë e tij të japë një narrativë që të mund të manipulojë me ato në kontekst të pavërtetë. (Besa Jashari, TVM2)