Botë
Qytetarët izraelit dhe palestinez duan paqe, Netanjahu merr mbështetje nga opozita për paqe
02.06.2024 15:57
Mijëra njerëz janë mbledhur në Telaviv për ti dhënë mbështetje planit për paqe në Gaza...

Mijëra njerëz janë mbledhur në Telaviv për ti dhënë mbështetje planit për paqe në Gaza, që u prezentua nga presidneti amerikan Xho Bajden. Ata kërkuan nga autoritetet izraelite që të pranohet propozimi që pengjet izraelite që mbahen nga Hamasi të mund të kthehen në shtëpi.
“Mendoj se propozimi I fundit që erdhi nga Netanjahu dhe Biden është gjëja më e mire e mundur për momentin. Me rëndësi kyçe është që të gjitha aplët ta pranojnë propozimin dhe këtë e shoih si mundësi të fundit. Shum pengje nuk janë më në msin tonë, ndërsa një pjesë e tyre po përballen me forcat e fundit. Prandaj është e nevojshme kjo marrveshje”, u shpreh protestuesi.
“Protestojmë sepse dëshirojmë që pengjet të kthehen në shtëpi dhe dëshirojmë që qeveria jonë ta dëgjoj presidnetin Biden. dëgjojeni dhe prajojeni marrvshjen që pengjet të kthehen në shtëpi. Ata këtë e meritojnë dhe ky është hap i drejtë moral”, theksoi protestuesi.
Paqen po e presin edhe palestinezët në Gaza, pjesa më e madhe e të cilëve janë shpërngulur nga shtëpitë e myre dhe po përballen me mugesë të kushteve elementare për jetë.
“Propozimi erdhi vonë, por më mire vonë se sa asnjëherë. Prandaj shpresoj se me ndihmën e Zotit, me adminsitratën amerikane dhe BE-në, do të bëhet presion ndaj Izraelit për ndërprerjen e luftës, që ti shpëtojmë fëmijët dhe grate në Gaza”, u shpreh qytetari.
“Çdo propozimm që çon drejtë kthimit tone në shtëpi, rindërtimin e shtëpive tona dhe lirimin e të burgosurve e përkrahim. Të gjith ne si popull dhe unë si qytetar e mbështes propozimin”, theksoi qytetari.
Por plani për paqe në Gaza mund ta rrezikojë kabinetin e kryemisnitrit izraeëlit Netanjahu, pasi një pjesë e minsitrave të kabinetit të tij që janë pjesë e të djathtës ekstreme janë kërcënuar me dorëheqje dhe rrëzimin e qeverisë nëse kryemisnitri pajtohet me planin për Paqe. Një kërcënim i tillë ka ardhur nga minsitri i finacave dhe ai i sigurisë nacionale, të cilët insistojnë se para arritjes së çfardo marrveshjeje, duhet të shkatrrohet Hamasi. Por Netanjahu ka marr mbështetjen e liderit opozitar Jahir Lapid nëse kryemisnitri përcaktohet për paqe.
“Pas fjalimit të presidnetit Biden, I thash kryemisntirit se do ti prëkrahë atë dhe qeverinë lidhur me marrveshjen të cilën do ta arrijnë për lirimin e pengjeve. Nuk guxojmë të harrojmë se nuk ka sfidë më të amdhe se sa kthimi i tyre. Ata janë qytetarë të Izraelit të cilët shteti nuk I mbrojti. Obligim ndaj tyre është ti kthejmë në shtëpi si pjesë e amrrveshjes që do ti mbrojë interesat izraelite të sigurisë”, u shpreh lideri i opozitës në Izrael, Jahir Lapid.
Propozimi trefazësh të cilin e prezentoi presidneti amerikan Biden parasheh ndërprerje gjashtë javore të konfliktit, që do të thotë tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Gaza, lirimin e pengjeve, ndërprerjen e dhunës si dhe rekonstruimin e dëmeve të shkaktuara në Gaza. ShBA-të insistojnë në arritjen e paqes.
Seretari shtetëror amerikan Blinken ka realizuar takim me kryemisnitrin e Katarit, si dhe me shefat e diplomacisë së Egjiptit dhe Emirateve të bashkuara arabe, me të cilët ka diskutuar rreth planit të fundit për paqe në Gaza.
GYLTENE SINANI
