Maqedoni
Gashi, me betimin në gjuhën shqipe nuk kam bërë shkelje
02.06.2024 16:19
Me leximin e betimit fillimisht në gjuhën shqipe e më pas në gjuhën maqedonishte...

Me leximin e betimit fillimisht në gjuhën shqipe e më pas në gjuhën maqedonishte nuk e kam shkelur ligjin, thot kryetari i kuvendit Afrim Gashi. Ai në një intervistë prë Europën e lirë, thot se gjatë betimit vetëm e ka ndjekur deputeten Koxhaxhiku, e cila kryesonte me seancën konstituive.
Por deputetja e LSDM-së Bisera Kostadinovska Stojçevska ka paralajmëruar parashtresë për shkeljen e ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonishte. Por kryeparlamentari Gashi thot se gjuha shqipe është një nga gjuhët zyrtare që e flasin mbi 20% të qytetarëve.
“Ajo nuk ka qenë e qëllimshme, por edhe po të ishte ajo është çështje e kuvendit. Mendoj se nuk duhet ti kushtojmë vëmendje kësaj çështjeje, por e drejtë demokratike e sicilit deputet dhe qytetar është të reagojë nëse mendon se ndonjë e drejtë është shkelur dhe ata që e kanë shkelur ligjin të përgjigjen, nuk ka kurrfarë problemi”, u shpreh kryetari i kuvendit Afrim Gashi.
Gashi, do të nisim me riorganizimin e ministrive
Sa i përket punës së kuvednit ndër aktivitetet e para do të jetë ri organizimi i ministrive thot Gashi, sipas të cilit kjoi është dakorduar ndërmjet partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE, VLEN dhe E Di.
“Dëshirojmë fillimisht ta sjellim atë ligj që qeveria e cila do të zgjidhet të mundet të zgjidhet në kuadër të atij ligji dhe atij riorganizimi. Prandaj do të dëshironim dhe do të bëjmë përpjekje me të gjitha partitë politike në kuvend të dakordohemi që ky ligj të jetë nga të parët në seancë plenare”, u shpreh Gashi.
Gashi BDI e din se nuk duhet bllokuar institucionet
Paoshtu Gashi thot se do të bisedohet edhe për ndryshiem me të cilat do të pengohet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme nëpër komunat ku kryetarët e komunave janë zgjedhur deputet, apo do të marrin poste në ekzekutiv.
Sa i përket lëshimit të sallës nga deputetët e BDI-së dhe koalicionit në momentin e votimit për kryetarë të kuvendit dhe paralajmërimit për bllokimin e punës së kuvendit, Gashi me përgjigje.
“Mendoj se BDI është një nga partitë poltike e cila më së shumti pa ndërprerje ka qëndruar në pushtet 22 vite dhe mendoj se kanë përvojë dhe e dinë se nuk duhet të bllokohen institucionet por megjithatë ky është vendim politik, ashtu siç ata do të vendosin të veprojnë, është drejtë demokratike, unë dhe të gjithë mendoj se duhet ti respektojmë vendimet e partive politike qofshin apo jo në rregull, atë do ta thonë qytetarët në zgjedhjet e ardhshme” theksoi kryetari i kuvendit Afrim Gashi.
Sa u përket reagimeve të BDI-së dhe partnerëve të koalicionit për përfshirjen e koalicionit VLEN në Qeveri, Gashi me përgjigje se ky koalicion ka marr njëqind e 7000 vota dhe ka legjitimitetin e plotë për ti përfaqësuar shqiptarët në kuvend dhe qeveri.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
