Maqedoni

Bogovinë vritet një 47 vjeçarë në një lokal

02.06.2024 16:41

Është vrarr sot në Bogovinë të Tetovës një përsonë me inicilae A. Xh 47 vjec nga një 50 vjecar po i njejti fshat...

Është vrarr sot në Bogovinë të Tetovës një përsonë me inicilae A. Xh 47 vjec nga një 50 vjecar po i njejti fshat me iniciale M.M. Shkaqet e vrrasjes ende nuk janë të njohura por flitet se kanë pasur mosmarrveshje edhe më heret. Vrasjen e ka konfirumuar edhe SPB Tetovë. Sipas tyre autori i vrasjes është arrestuar.
 
“Sot (02.06.2024) në orën 10.30 në rrugë ,,Cvetan Dimov” pjestarë të policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin M.M.(50) nga Bogovina e Tetovës, i cili kishte qenë me veturë “BMË me shenjat e regjistrimit të Tetovës.Ai dyshohet se rreth orës 10.15 në një objekt hotelierik në fshatin Bogovinë me armë zjarri ka vrarë personin A.Xh(47) nga i njëjti fshat, me të cilin që më parë kishin mosmarrëveshje. Gjatë kontrollit sipërfaqsorë të automjetit, është gjetë një pushkë automatike.Ai po mbahet në stacionin e policisë për procedura të mëtejshme, thuhet në komunikatën e SPB Tetovës.
 
Në vendin e ngjarjes kishte dalur edhe Prokurori Publike që sipas tyre është urdhëruar që të behët obduksioni i perosnit të vrarr si dhe të merren në biseda informative të gjithë ato persona të cilët në kohë e vrasjes kanë qenë të pranishëm.
 
I dyshuari dhe viktima kanë pasur një debat verbal, pas së cilës autori ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka filluar të qëllojë. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për obduksion të trupit të të ndjerit, si dhe urdhër për marrjen dhe ekzaminimin e gjurmëve nga vendi i ngjarjes. Intervistat do të zhvillohen me dëshmitarë të ngjarjes dhe me persona të tjerë, thuhet në komunikaten e Prokurorisë.
 
VISAR SADIKI