Botë

Zgjedhjet lokale në Serbi, po votohet edhe në luginën e Preshevës

02.06.2024 17:03

Në Serbi po mbahen zgjedhjet lokale. Po Votohet edhe në Luginën e Preshevës

Në Serbi po mbahen zgjedhjet lokale. Po Votohet edhe në Luginën e preshevës, përkatësisht për këshillat komunal në komunat Preshevë dhe Bujanoc. Përfaqësuesit lokal shqiptar të luginës kanë ftuar qytetarët shqiptr që të votojnë sa më masovikisht për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal. 
 
“Me rëndësi për bujanoc është që të gjith shqiptarët ti përgjigjen ftesës për zgjedhje të votojnë për kandidatët e tyre dhe ta verifikojmë atë që e përcaktuam dy vite më parë regjistrimin e popullsisë që shqiptarët janë shumic në këtë komunë”, u shpreh deputeti në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. 
 
“Ftoj të gjith shqiptarët në komunën e bujanocit që sot ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, të vendosin të votojnë me mendje dhe me zemër. Është e rëndësishme në mënyrë masovike të dilet dhe të vendoset për më të mirët.Ne besojmë se Bujanoci meriton më shum, besojmë se shqiptarët meritojnë shum më mirë”, theksoi Ragmi Mustava nga PVD.  
 
Po votohet edhe në kryeqendrën serbe në Beograd, në kryeqendrën e Vojvodinës në Novisad si dhe 88 qytete dhe komuna tjera. Partia e presidentit serb Vuçiq garon në koalicion me partinë e Daçiqit për Beogradin derisa partitë më të mëdha opozitare i bojkotonë zgjedhjet në Beograd, prandaj edhe qytetarët nuk kanë pritshmëri të mëdha për ndryshime.
 
“Për shkak të ndarjes së opozitës nuk jam ndonjë optimist i madh”, u shpreh qytetari. 
 
“Nuk pres asgjë të veçant, votoj që nga mosha 18 vjeçare pasi kjo është forma e vetme që dikush ta dëgjoj zërin tonë por në esencë nuk do të ndryshoj asgjë”, theksoi qytetari.
 
“Pres ndryshimin e pushtetit”, u shpreh qytetari.  
 
Për zgjedhjet lokale në Serbi, zakonisht betejë e ashpër zhvillohet për qytetet më të mëdha si kryeqendra serbe Beogradi, por edhe për Nishin dhe Novisadin si qytete më të mëdha. 
 
GYLTENE SINANI