Botë
Senati franez diskuton zgjerimin e BE-së, diplomatët: Ballkani priti shumë, hapen rreziqe
02.06.2024 17:47
Statusi i vendit kandidat mbi 20 vite vështirë se po transformohet në antërasim të plotë...

Statusi i vendit kandidat mbi 20 vite vështirë se po transformohet në antërasim të plotë në Bashkimin Evropian, ka vlerësuar ambasadori francez Filipe Etiene, në një debat në senatin francez mbi zgjerimin e Unionit.
Duke iu referuar vendeve ballkanke të cilët gjatë kohë mbajnë në duar dokumentin e statusit kandidat, diplomati Etien me paralajmërim se pritja dy dekadëshe nga kjo fazë deri në hapjen e bisedimeve shkakton rrezik që mbaron me hapjen e terrenit për fuqitë e treta.
“Kaluan shumë vite. Për Shqipërinë trembëdhjetë. Çka menduan njerëzit e këtij rajoni të cilëve ua hapëm perspektivën për aderim në raport me atë që nuk ndodhi asgjë? Pamë se si janë ndikimet e jashtme, sigurisht ndikimi i Kinës dhe Rusisë në raport dhe rëndësinë gjeopolitike për stabilizimin e këtij rajoni por edhe për stabilizim shtesë në BE. Konkluzioni është se në të vërtetë nuk kemi përparuar”, u shpreh diplomati francez Filipe Etienne.
Ndërkohë vendet kandidate nuk heqin dorë nga anëtarësimi i plotë në familjen e madhe evropiane. Ekspertët ndërkombëtar me mendim se zgjerimi do të jetë sinjal për fillimin e rritjes së efektivitetit të së drejtës evropiane, në suaza të tërheqjes së vetos si mekanizëm i vetëm vendimmarrës në organet e larta të BE-së, një ndryshim që momentalisht nuk gjen parakushte brenda institucioneve të BE-së , pasi që 13 vende nga gjithsej 27 antarë të Unionit janë kundër shfuqizimit të votimin të njëzëshëm, respektivisht vetos si mekanizëm që legjitimon vendimet e BE-së.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
