Maqedoni

Mitsotakis, çështjen e RMV-së do ta ngris në samitin E NATO-s

02.06.2024 18:09

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, ka përsëritur sërish kërkesën...

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, ka përsëritur sërish kërkesën për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës nga ana e Maqedonisë së Veriut. Nuk do të pranojmë përdorimin e emrit të shtetit ndryshe për përdorim të brendshëm e ndryshe në komunikim  ndërkombëtar, ka thënë Micotakis në ishullin e Kretës, në kuadër të fushatës për zgejdhjet evropiane. 
 
Mitsotakis theksoi rëndësinë e njohjes dhe pranimit publik të emrit zyrtar “Maqedonia e Veriut” nga kandidati për kryeministër të këtij shteti për të mos e vënë në rrezik rrugën evropiane. 
 
“Pres nga mandatari për kryemsinitrë të Maqedonisë së Veriut që në mënyrë të qartë dhe kategorike të deklaroj se e respekton marrveshjen e Prespës, se emri I shtetit të tij është MAqedonia e Veriut, erga omnes edhe në përdorim të brendshëm edhe në përdorim të jashtëm. Për momentin qëllimi I VMRO-së është ta konstestoj emrin e vetëm për të gjith. Greqia nuk do ta pranojë atë”, u shpreh kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. 
 
Mickoski: E respektoj marrveshjen e Prespës, është e drejtë e imja se si e quaj shtetin tim
 
Kreu I VMRO-DPMNE-së është deklariuar se Marrveshja e prespës është realitet, pjesë e Kushtetutës dhe ligjeve dhe me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen komunikimet ndër isntitucionale. Por Mickoski thot se e drejtë e tij njerëzore është që ta quaj shtetin ashtu siç dëshiron. 
 
“E drejtë e imja themelore njerzore është se si do ta quaj shtetin tim dhe derisa jap dekalrata, flas para jush gazetarëve edhe unë e pres që kjo të jetë sjellje edhe e presidnetes Siljanovska të përdoren termet Maqedoni dhe maqedonase, sepse në atë mënyrë sipas interpretimit tone të Marrveshjes së Prespës nuk bëhet shkelje e të njejtës”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.  
 
Mitsotakis paralajmëroi se këtë çështje do të ngris edhe në Samitin e ardhshëm të NATO-s, i cili do të mbahet në Uashington në gjysmën e parë të korrikut. 
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU