Maqedoni

Fronti Evropian, është vënë në pikëpyetje marrëveshjea e Ohrit

02.06.2024 18:31

Liderët e Frontit Europian në takimin e sotëm në Tetovë, njëzëri miratuan...

Liderët e Frontit Europian në takimin e sotëm në Tetovë, njëzëri miratuan dhe më pas edhe firmosen, deklaratën politike mbi legjitimitetin etnik zgjedhor.
 
Me këtë deklaratë politike ata u drejtohen të gjitha institucioneve vendore si dhe ndërkombëtare evropiane dhe botërore, me kërkesën që të mos shkilet marrveshja e Ohrit me mos respektimin e legjitimitetit etnik gjatë formimit të qeverisë.
 
Sipas liderit të BDi-së Ali AHmketi, ky është hapi i parë i veprimit të këtij koalicionit për të treguar se në çfarë drejtimi rrezikohet “Marrëveshja e Ohrit”, dhe se me hapat që do të ndërmarrin më tej do të luftojnë majorizimin që po e bën VMRO-DPMNE si formuese e qeverisë së ardhshme në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë në qeveri koalicionin VLEN.