Maqedoni

Muftinia e BFI-së Kumanovë bën përgatitjet e fundit për në haxh

02.06.2024 17:25

Nga 2000 haxhinjë të RMV sa sivjet do të kryejn Haxhin, 205 prej tyre janë nga rajoni i Kumanovës dhe Likovës...

Nga 2000 haxhinjë të RMV sa sivjet do të kryejn Haxhin, 205 prej tyre janë nga rajoni i Kumanovës dhe Likovës, gjë që dëshmon interesimin e madh për të shkuar në Haxh, tek besimtarët Islam. Lidhur me organizimin dhe përgatjet për shkuarjen në haxh dhe qëndrimin nē vendet e shenjta në Arabinë Saudite, sekretari i Myftinisë së Bashkësisë Fetare Islame të Kumanovës, Umej Fejzuli, na njoftoi me ecurinë për të realizuar nja nga 5 shtyllat e fesë Islame.
 
“Sa i përket Muftinisië së Kumanovës na është ndarë kuota prej 205 haxhinjë, pra këta 205 Haxhinjë nga tereni i Kumanovës sivjet do ta kryejnë Haxhin apo shtyllën e pestë të Islamit, kuotë kjo që na ka ardhur nga BFI e RMV. Nga qyteti i Kumanovës afërsisht kemi 61 haxhilerë, kurse pjesa tjetër janë kryesisht nga fshatrat e Kumanovës dhe komuna e Likovës.”, thkesoi Fejzuli.
 
Umej Fejzuli, nga Muftinia e BFI të Kumanovës, për programin tonë deklaron se si Operativë e Muftinisë po punojnë rreth përgatitjeve të fundit rreth shkuarjes ne vendet e shenjta.
 
“Të gjithë Haxhinjtë e Muftinisë së Kumanovës e kanë kryer me sukses pagesën e aranzhmaneve, neve si Muftini gjithashtu do të përgatitim disa seminare ku do të bëjmë një lloj trajnimi për Haxhinjtë tanë që kur të arrijnë në vendet e shenjta të janë të përgatitur me atë që kanë me u përballë, pastaj cështja e vaksinave, është obligim që cdo Haxhi të jet i vaksinuar. Vaksinimi në terrenin e Kumanovës ka filluar nga data 20 Maj dhe ka përfundu me date 23 Maj ku të gjithë Haxhinjtë e Muftinisë tonë janë të vaksinuar dhe i posedojnë kartonat që i duhen për ta kalu kufirin”:thkesoi Fejzuli.
 
Nisja e grupit të parë të Haxhilerëve të Muftinisë së Kumanovës do të bëhet më 4 Qershor kurse grupi i dytë më 5 Qershor. Të përmendim se tash e disa vite, shkuarja në Haxh kryhet vetëm përmes organizimit të BFI, dhe se një aranzhman i Haxhit për vitin 2024 do të kushtojë 6.550 Euro.
 
FATLUM AQIFI