Maqedoni
Parashikimi i motit
03.06.2024 09:03
Për javën që presim moti parashikohet të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare kryesisht nga orët e mesditës....

Për javën që presim moti parashikohet të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare kryesisht nga orët e mesditës.
Përjashtim bën dita e Hënë ku moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e hera –herës të dendura. Vranësirat nga orët e mesditës pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore e lokalisht mesatar në veri kryesisht në relievet malore të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike lokalisht breshër. Në orët e pasdites reshjet e shiut me intensitet të ulët izolohen në relievet malore në pjesë verilindore të territorit e më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 18°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 34°C.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me diell dhe me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 31°C.
