Botë

Zgjidhet presidentja e parë grua në Meksikë, Klaudia Sheinbaum siguron fitore historike

03.06.2024 09:53

Meksika është në pritje të rezultateve që konfirmojnë fitoren e presidentes së saj të parë femër...

Klaudia Sheinbaum është zgjedhur presidentja e parë grua e Meksikës në një fitore historike dërrmuese. Rezultatet paraprake treguan se ish-kryebashkiakja 61-vjeçare e qytetit të Meksikos fitoi midis 58% dhe 60% të votave në zgjedhjet e së dielës. Në fjalimin e saj të fitores, ajo u tha votuesve: “Unë nuk do dështoj”.

Mbështetësit e saj po festojnë në Zókalo, sheshin kryesor të qytetit të Meksikos, duke valëvitur pankarta ku lexojnë “Claudia Sheinbaum, presidente”. Pjesa më e madhe e jetës së saj i është kushtuar mësimdhënies universitare, duke u fokusuar në energjinë e rinovueshme dhe ndryshimet klimatike. Në vitin 2007, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike në të cilin kontribuoi Sheinbaum, mori Çmimin Nobel për Paqe. Sheinbaum nuk është vetëm presidentja e parë femër në Meksikë, por presidentja e parë me trashëgimi hebreje, megjithëse ajo rrallë flet publikisht për prejardhjen e saj personale dhe ka qeverisur si një e majtë laike.