Maqedoni
Gjykata Kushtetuese, tentativë e re për zgjedhjen e kryetarit
03.06.2024 10:52
Sërish sot ka tentativë e re për të zgjedhur kryetarin e Gjykatës Kushtetuese pas gjashtë tentativave të ditëve të kaluara....

Sërish sot ka tentativë e re për të zgjedhur kryetarin e Gjykatës Kushtetuese pas gjashtë tentativave të ditëve të kaluara.
Deri më tani asnjëri prej kandidatëve nuk arriti të mbledhë dy të tretat e votave nga kolegët e tyre ose gjashtë vota për t'u zgjedhur një nga dy kandidatet Tatjana Vasiq Bozagjiieva dhe Ana Pavlovska Daneva. Në dy raste, gjyqtarët votuan për kandidatët e propozuar, por asnjë nga kandidatët nuk mori shumicën e kërkuar. Mandati trevjeçar i Kacarskës si kryetare e Gjykatës përfundoi dje. Mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është tre vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje.
