Maqedoni

Qendra shtetërore e provimeve vendos për vlerësimin e provimit nga gjuha amtare

03.06.2024 11:32

Qendra shtetërore e provimeve do të vendosë sot në një kolegjium ekspertësh...

Qendra shtetërore e provimeve do të vendosë sot në një kolegjium ekspertësh se si do të veprojnë vlerësuesit në lidhje me provimin e gjuhës amtare që u zhvillua të shtunën, pasi u raportua për kopjim masiv.
 
Nga QShP-ja po ashtu shtojnë se aty ku zbulojnë se testues kanë toleruar kopjimin dhe kjo është mbështetur me dëshmi, do të njoftohen institucionet kompetente. Gjithashtu, është rënë dakord për një takim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ku do të koordinohen edhe masat e tjera për personat e tjerë të përfshirë në procesin e maturës shtetërore.