Ekonomi

Çmime të reja të karburantëve

03.06.2024 13:55

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë....

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,16 % në raport me vendimin e datës 27.5.2024.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPERIT BS-98 dhe të EURODIZELIT (DЕ V) ulen për 0,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 1,00 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,756 denarë për kilogram.
 
Nga data 4.6.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 82,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 84,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 73,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 72,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 43,209 (denarë/kilogram)