Botë

Meksikë, Klaudia Sheinbaum, presidentja e parë grua

03.06.2024 14:35

Meksika ka zgjed...hur presidenten e parë grua në krye të shtetit.

Meksika ka zgjedhur presidenten e parë grua në krye të shtetit. Klaudia Sheinbaum ka arritur një fitore historike dërrmuese në zgjedhjet presidenciale, duke lënë pas ish-kryebashkiakun e Nju Meksikos, i cili fitoi 58 për qind të votave. Sheinbaum do të zëvendësojë mentorin e saj, presidentin në largim, Andres Manuel Lopez, më 1 tetor. Në fjalimin e saj të fitores, ajo u tha votuesve: "Unë nuk do të dështoj". Ndër sfidat e presidentes së re do të jenë negociatat e tensionuara me Shtetet e Bashkuara mbi flukset e mëdha të emigrantëve që kalojnë Meksikën dhe bashkëpunimi për sigurinë mbi luftën kundër trafikut të drogës.
 
“Ne do të vazhdojmë me një politikë të jashtme të bazuar në parimet tona kushtetuese të mosndërhyrjes, bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim, vetëvendosje dhe ndërtim paqeje. Me Shtetet e Bashkuara do të kemi një marrëdhënie me respekt të ndërsjellë dhe barazi, siç ka qenë deri më tani dhe do të mbrojmë gjithmonë qytetarët meksikanë që gjenden në anën tjetër të kufirit.”, - deklaroi presidentja e re e Meksikës, Klaudia Sheinbaum.
 
Kandidati i opozitës Xochitl Galvez, parashikohej të vinte në vendin e dytë me 26.6 deri në 28.6% të votave. Galvez pranoi humbjen dhe vlerësoi përparimin shoqëror, për sa i përket barazisë gjinore në Meksikë, por sugjeroi se fitorja e saj erdhi si rezultat i "një procesi zgjedhor thellësisht të pabarabartë.
 
“Pa dyshim është një moment historik i madh që vendi ynë do të ketë presidenten e parë femër. Është pjesë e përparimeve të rëndësishme që kemi arritur në aspektin e barazisë gjinore, por dua të theksoj se fitorja e  Sheinbaum, erdhi si rezultat i një procesi zgjedhor thellësisht të pabarabartë i shënuar nga ndërhyrja sistematike e Degës Ekzekutive dhe përdorimi i paarsyeshëm i programeve sociale.”, - theksoi kandidatja e opozitës, Xochitl Galvez.
 
Sheinbaum ka një diplomë në fizikë dhe një master dhe doktoraturë në inxhinierinë e energjisë. Ajo ka marrë disa vlerësime për karrierën e saj akademike. Në vitin 2018, ajo u bë kryetare e Qeverisë së Meksiko Sitit, gruaja e parë e zgjedhur në këtë post. Dëshira e saj për të qenë pjesë e politikës meksikane filloi në vitin 2000, kur u emërua Sekretare e Mjedisit për Distriktin Federal nën administrimin e Andres Lopez Obrador.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU