Maqedoni

Është shtyrë seanca ndaj kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko

03.06.2024 14:54

Është shtyrë sërish seanca kryesore për gjykimin ndaj kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko...

Është shtyrë sërish seanca kryesore për gjykimin ndaj kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, për blerjen e veturës luksoze “Audi A6”, në vlerë prej 67 mijë eurove dhe tre vetura të tjera për nevoja komunale. Arsyeja e shtyrjes është se mbrojtja ka dorëzuar një listë të gjerë të provave, gjithsej 68 me gojë dhe me shkrim, të cilat Gjykata duhet t’i shqyrtojë dhe të marrë dokumente të caktuara nga institucionet kompetente.

“Duhet kohë që Prokuroria të njihet me to, por edhe gjykata. Synimi është të mos vonohet, gjykata do të përpiqet të sigurojë dokumentet e nevojshme për mbrojtjen në një kohë sa më të shkurtër.”, - deklaroi gjyqtarja, Nadica Mitreska.
 
Nga gjyqi thotë se nuk do të ketë më shtyrje të seancave, procesi gjyqësor do të mbarojë për një kohë të shkurtër.
 
“Sipas parimit të gjykimit, afati i arsyeshëm dhe efikasiteti i procedurës, sa më shpejt të jetë e mundur, por me respektimin e të drejtave të mbrojtjes.”, - theksoi gjyqtarja, Nadica Mitreska. 
 
Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit po e ndjek penalisht kryetarin e komunës së Strugës për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Sipas aktakuzës, pa miratim paraprak nga Këshilli i komunës së Strugës dhe pa u paraparë prokurimi publik konkret në Vendimin për ekzekutimin e Buxhetit të Komunës për vitin 2018, në kundërshtim me parimet e ligjshmërisë dhe integritetit, për interesin publik në kushtet kur komuna kishte borxhe të papaguara dhe xhirollogari të bllokuara, bleu katër automjete me vlerë totale rreth 114 mijë euro, duke dëmtuar kështu buxhetin.


ILMIJE ZHAKU