Ja cilat kombëtare zbresin sot në fushë
03.06.2024 16:29
Sot në orën 19:00 do të shohim testin e parë të kroatëve përpara fillim të Kampionatit Europian...

Sot në orën 19:00 do të shohim testin e parë të kroatëve përpara fillim të Kampionatit Europian, ku do të përballet me përfaqësuesen e Maqedonisë. Një orë më vonë në fushë do dalin futbollistët e kombëtares shqiptare dhe përballë do ketë Lihtenshtejnin.
Një takim i rëndësishëm për “kuq e zinjtë” që të provojnë taktikat përpara nisjes të kompeticionit që do të zhvillohet në Gjermani. Meqë po flisnim për Gjermaninë, edhe ata kanë një takim miqësorë. Gjermanët do të përballen në orën 20:45 kundër Ukrainës, ndeshje që do të tregojë se sa të zotë do të jenë ata për t’u përfaqësuar denjësisht përpara publikut të tyre në Europian.
Gjithashtu paralelisht me Gjermaninë, do të përballet edhe pretendenti kryesorë për të fituar Europianin, Anglia. Ishullorët do të kenë një takim të lehtë kundër Bosnje Hercegovinës. Megjithatë siparin e takimeve miqësore për ditën e sotme do ta hap Skocia, që do të përballet me Gjibraltarin.
- 18:00 | Skoci-Gjibraltar
- 19:00 | Kroaci-Maqedoni e Veriut
- 20:00 | Shqipëri-Lihtenshtejn
- 20:45 | Angli-Bosnje Hercegovina
- 20:45 | Gjermani-Ukrainë
