Fushatë për siguri në komunikacion
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion filloi fushatën për ngritjen e vetëdijes tek qytetarët për një pjesëmarrje më të përgjegjshme në komunikacion...

Këto lloj kampanjash janë në vazhdën e aktiviteteve të Qeverisë së Maqedonisë me moton “respekto rregullat, respekto jetën”. Prioritet i grupit të zi janë ngajtësit e mjeteve të ndryshime në komunikacion dhe ngritja e vetëdijes së tyre për respektimin e rregullave.
“Qëllimi kryesor i kësaj fushate do të jetë përmirësimi i vetëdijes për pjesëmarrje të përgjegjshme në komunikacion të këmbësorëve, biçiklistëve dhe motoçiklistëve, si grup i prekshëm në komunikacion”- deklaroi kryetari i Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion, Stojçe Stamenkoski.
Fushata fillon nga dita e sotme dhe ngjarja e parë kushtuar kësaj fushate do të organizohet nesër dhe do të zgjasë 45 ditë dhe e njëjta parasheh aktivitete të përditshme.
“Këto 45 ditë do të jenë të ndara në 4 pjesë, pjesa e parë fillon që nesër dhe do të zgjasë deri më 1 maj dhe kjo do t’u dedikohet këmbësorëve, fëmijëve deri tek pleqtë. Pjesa e dytë u kushtohet biçiklistëve, pjesa e tretë, e cila fillon nga 15 maji, ka për qëllim ngritjen e vetëdijes, sidomos tek maturantët, sepse në këtë periudhë janë aktuale festat e tyre, ndërsa prej 25 majit fushata do t’u kushtohet motoçiklistëve”- tha sekretarja shtetëror në MPB, Anastasia Ilieska.
Këto fushata realizohen në bashkëpunim me MPB-në dhe organizatat joqeveritare dhe kanë për qëllim uljen e numrit të aksidenteve dhe viktimave të komunikacionit, që janë në rritje çdo ditë, thonë nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion. (Farije Dauti-Bakiu, TVM2)
