Botë
Rrufeja plagos 18 persona në Çeki
03.06.2024 20:24
18 persona mbetën të plagosur në Republikën Çeke pasi një pemë nën të cilën ishin strehuar...

18 persona mbetën të plagosur në Republikën Çeke pasi një pemë nën të cilën ishin strehuar u godit nga rrufeja.
Ngjarja ndodhi të dielën pasdite në parkun e kështjellës Liberec-Vratislavice, që ndodhet në rajonin verior të Liberec rreth 90 km në veri-lindje të kryeqytetit Pragë.
Zyrtarët nuk japin detaje për personat e plagosur, por media lokale raportojnë se mes tyre kishte dhe fëmijë të cilët u dërguan në spital.
Republika Çeke u godit nga shira të dendur dhe stuhi gjatë fundjavës dhe gjithashtu pati raportime për përmbytje në disa pjesë të vendit
