Maqedoni
PArashikimi i motit
04.06.2024 09:09
Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore...

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira mesatare kalimtare të larta transparente nga orët e mesditës përgjatë Ultësirës Perëndimore në relievet kodrinore të saj. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Pasdite do të ketë kushte për shfaqjen e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 18°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 28 deri në 36°C.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të ulet në 6°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 33°C.
