Rruga e Arbërit, arterie e rëndësishme për Dibrën
Rruga e Arbërit do të lidhë Dibrën me rajonet e tjera të vendit, duke i dhënë një shtytje shumë të nevojshme ekonomisë lokale, u tha në takimin me intelektualët, që u mbajt në Qendrën për Kulturë në Dibër, të organizuar nga Shoqata “Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit”...

Ndërkaq, profesori universitar në Universitetin e Birmingemit të Anglisë, dr. Gëzim Alpion, tha se kjo rrugë do të lidhë Tiranën me Maqedoninë, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën në këtë pjesë të Ballkanit.
Ndërkaq, Bardhyl Marku foli për aktivitetet e deritanishme të realizuara në mbrojtje të mosdevijimit të lumit Radika, me temën “Roli i shoqërisë civile në ruajtjen e mjedisit dhe ekosistemit të Radikës”.
Në takimin me intelektualë, ku u fol për çështje të qenësishme për Dibrën, si Rruga e Arberit dhe mbrojtja e Radikës, shprehu përkrahje dhe angazhim edhe pushteti vendor i Dibrës, por edhe intelektualët e tjerë të pranishëm. (Atli Dema, TVM2)
