Botë

Tërmet në Zvicër, ndjehet edhe në Itali

04.06.2024 10:10

Një tërmet me magnitudë 4.2 është regjistruar në orën 2.34 të mëngjesit në Zvicër dhe është ndjerë edhe në Itali....

Një tërmet me magnitudë 4.2 është regjistruar në orën 2.34 të mëngjesit në Zvicër dhe është ndjerë edhe në Itali.
 
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti kishte një epiqendër tetë kilometra në thellë afër Studenit, në Kantonin e Bernës.
 
Aktualisht nuk ka asnjë lajm për dëme në njerëz apo sende.