Maqedoni

Në Shkup sanksionohen 114 shoferë, 13 pa patentë shofer

04.06.2024 10:31

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit...

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit. 
 
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 114 masa, nga të cilat 13 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, gjashtë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
 
Janë shqiptuar katër masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, pesë sanksione për rirreshtim të paligjshëm gjatë drejtimit të automjetit. 
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollet në qarkullim do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.