Ndarja e mirënjohjes "Shkencëtari më i mirë i ri"

15.04.2015 09:02

Presidenti Gjorge Ivanov sot do ta ndajë mirënjohjen "Shkencëtari më i mirë i ri" për vitin 2014 për arritje të larta shkencore...

Mirënjohja ndahet vitin e pestë me rradhë me qëllim që të nxitet zhvillimi dhe mendimi hulumtues, me theks të veçantë të shkencëtarëve të rinj të Maqedonisë deri në moshën 30 vjeçare.

Bartës i mirënjohjes "Shkencëtari më i mirë i ri" për vitin 2013 ishte Petar Stojanov për punën hulumtuese në bioinformatikë, ndërsa në vitin 2012 Katerina Baçeva për punën hulumtuese në kiminë analitike dhe kiminë e mjedisit jetësor. Për shkencëtar më të mirë të vitit 2011 ishte zgjedhur Trifçe Sandev për punën hulumtuese në  fizikë dhe fizikë matematikore, përderisa bartës i mirënjohjes  për vitin 2010 ishte Nikolla Zllatakov për punën hulumtuese në fushën e telekomunikimeve pa tela.