Parashikimet, Anglia favorit për të fituar Evropianin
04.06.2024 16:31
Shqipëria për herë të dytë në historinë e saj do të luaj në një kampionat evropian. Parashikimet e superkompjutuerit të OPTA-së, janë se “kuqezinjtë”, kanë gjasa shumë të vogla për të triumfuar në evropianin e Gjermanisë. Anglia është kombëtarja favorite për të fituar këtë kampionat...

Kampionati evropian në Gjermani fillon më 14 qershor dhe do të zgjasë deri më 14 korrik. Opta, një faqe e specializuar për analizimine të dhënave, ka publikuar renditjen e favoritëve për të fituar kampionatin bazuar në llogaritjet e superkompjuterit të saj. E para është Anglia (19.9 përqind), e ndjekur nga Franca (19.1 përqind), Gjermania nikoqire (12.4 përqind), Spanja (9.6 përqind), Portugalia (9.2 përqind). Kroacia mbyll listën e 10 favoritëve.
Sipas parashikimeve të Opta-së, Shqipëria është favoritja e 23-të e Euros. Kujtojmë, se “kuqezinjtë” janë në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. Superkompjuteri përcaktoi se Shqipëria ka 11.6 përqind shanse për të shkuar në çerekfinale, 3.2 përqind në gjysmëfinale, 0.8 % për në finale dhe 0.2 përqind për të fituar turneun. Shanset më të vogla për vendin e parë ka Gjeorgjia, të cilës superkompjuteri i Opta-së i dha 0.1 për qind gjasa. (Gazetar Safet Ademi)
