Shqipëria ruan rekordin me Lihtenshtejnin
04.06.2024 16:43
Kombëtarja shqiptare në ndeshjen kontrolluese me rezultatin 3:0 e mundi Lihtenshtajnin....

Kombëtarja shqiptare në ndeshjen kontrolluese me rezultatin 3:0 e mundi Lihtenshtajnin. Kuqezinjtë nuk gabojnë dhe ruajnë rekordin e 100% fitoreve kundër Lihtenshtejnit, i mundur për herë të katërt, në po kaq ndeshje. Sylvinho ndryshoi diçka mes titullarëve, duke nisur ashtu si pritej nga minuta e parë me Brojën, Asanin e Asllanin, që i kanë të nevojshme minutat në këmbë, ndërsa Ajeti u vendos krah Ismajlit e Balliu mori vendin e Hysajt.
Golat për Shqipërinë I shënuan Armando Broja (31), Jasir Asani (47) dhe Erners Muci (67). Shqipëria këtë ndeshje e nisi me formacionin 4-3-3, me E. Berisha (portier) Balliu, Ismajli, Ajeti e Mitaj ne mesfushë Asllani, Gjasula, Bajrami, në sulm Broja, Asani e Hoxha. Para nisjes së evropianit Shqipëria me 7 qershor do të luajë edhe një miqësore me Azerbajxhanin. Shqipëria në këtë evropian debuton me 15 qershor në Dortmund ku do përballet me Italinë.
