Kroacia arsyetoi epitetin e favoritit

04.06.2024 16:45

Përfaqësuesja kroate e futbollit që po përgatitet për pjesëmarje në “EURO 2024”...

Përfaqësuesja kroate e futbollit që po përgatitet për pjesëmarje në “EURO 2024”, në përballjen kontrolluese me Maqedoninë mbrëmjen e  kaluar arsyetoi epitetin e favoritit. Maqedonia në këtë përballje po thuajse se nuk kishte ndonjë rast ideal për të shënuar edhe pse kishte më shum goditje dejt portës kroate dhe në fund mbeti pa gol të shënuar e vendasit në Rjekë shënuan gjithsej tre gola.  Rezultati në këtë ndeshje u hap në minutën e 10 të takimit, kur Lovro Majer nga goditja e lirë tundi rrjetën e Dimitrievskit.
 
Në përfundim të pjesës së parë po i njëjti futbollist u regjistrua në listën e golashënuesve. Po ashtu edhe në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshuan shumë dhe kroatët nën kontroll kishin zhvillimet në fushë. Vendasit në minutën e 79 të ndeshjes përmes Pashaliq e vendosën rezultatin përfundimtar të takimit 3:0. Pas mbylljes së kësaj ndeshje kontrolluese përzgjedhësi Milevski,në takimin me gazetarë tha se futbollistët që nuk kanë minuta në klubet e tyre duhet të gjejnë zgjidhje për këtë problem. Pas shtatë ditëve përfaqësuesja e vendit do të luajë edhe një ndeshje tjetër kontrolluese po ashtu në terren të huaj dhe përballe do ketë Çekinë. (Gazetar Safet Ademi)