Botë

Muharrem Saliu, kandidat për deputet në Parlamentin Evropian

04.06.2024 17:07

Zhvillimet gjeopolitike në skenën ndërkombëtare kanë filluar të jenë më të tensionuara marrë parasysh luftën Rusi - Ukrainë...

Zhvillimet gjeopolitike në skenën ndërkombëtare kanë filluar të jenë më të tensionuara marrë parasysh luftën Rusi - Ukrainë dhe lufta në lindjen e afërt. Pritjet e gjata të shteteve të Ballkanit Perëndimor para dyerve të Bashkimit Evropian paraqet një rrezik shtesë për futjen e fuqive të treta. Në Parlamentin Evropian pritet që shqiptarëve t’i jep zë kandidati i vetëm shqiptarë nga Italia me prejardhje nga Medvegja, Muharrem Saliu. Ai ka arritur të sigurojë kandidaturën e tij nën siglën e koalicionit “Stati Uniti d’Europa”. Saliu thotë se shqiptarët në diasporë duhet ta materializojnë votën e tyre. 
 
“Sa më shumë shqiptarë në Parlamentin Evropian, më të lehta do të jenë temat që ne i kemi. Më shumë se gjysma e popullatës ka që jetojnë në Evropë me pasaporta evropiane dhe mund të prodhojmë mandate të rëndësishme, mund t’i nxjerrim 5 mandate. Ne synojmë reformimin e Bashkësisë Evropiane dhe vendimet merren në unanimitet dhe kemi stagnim nga ana e shteteve që kanë interesa të caktuara. Sot kemi rastin e Hungarisë, mund të kemi Greqinë dhe do të ketë kujdestar të tillë vazhdimisht.”, - deklaroi kandidati për deputet në PE, Muharrem Saliu.
 
Saliu thotë se duhet reformuar Bashkësia Evropiane, me qëllim që të mos ketë pritje të gjata për t’u anëtarësuar në strukturat e BE-së. 
 
“Zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor nuk duhet konsideruar zgjerim, por kompletim i BE-së, sepse shumica apo më shumë se gjysma e shteteve në BE nuk i kanë pasur të plotësuara kushtet që i kanë shtetet tona. Pastaj, jo shumë larg, në kohën e luftës  në Kosovë, për arsye gjeopolitike nuk i kanë pasur kushtet e njëjta.  Nëse ka pasur arsye për ta ekuilibruar integrimin tonë në aspektin kohor, ne duhet të bëjmë që të ekuilibrojmë funksionin e BE-së, që mos ta komprometojmë aspektin kohor.”, - theksoi kandidati për deputet në PE, Muharrem Saliu.
 
Më 8-9 qershor do të votohet për deputet të Parlamentit Evropian. Kandidatit Muharrem Saliu i nevojiten 30 mijë vota për t’u bërë pjesë e PE-së. Saliu thotë se nevojitet themelimi i shteteve të bashkuara të Evropës. 
 
GAZMEND REXHEPI