Grante për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Shqipërisë

15.04.2015 09:06

Bashkimi Evropian do të ndajë 11.900.000 euro për programin e ri ndërkufitar IPA midis Maqedonisë dhe Shqipërisë (2014-2020), prej të cilave 10.710.000 euro janë paraparë për fituesit e granteve, të cilët do të parashtrojnë propozime projektuese...

Programi i ri IPA për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Shqipërisë do të promovohet sot në Strugë në prani të përfaqësuesve të qeverive të dy shteteve. Qëllimi i programit është të stimulohet zhvillim më i balancuar, inkluziv dhe i qëndrueshëm socio-ekonomik i rajonit ndërkufitar.

Programi fokusohet në tri prioritete të rregullativës IPA 2, të cilat dalin nga analiza e nevojave dhe mundësive: stimulimit të turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore, përmirësimin e konkurrencës, ekonomisë, tregtisë dhe investimeve, si dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, zhvillimit të aftësimit të ndryshimeve klimaterike dhe migrimit, mbrojtjes dhe ballafaqimit me rrezikun.

Programi i ri është vazhdim i atij paraprak, për periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2013. Gjatë periudhës së re programore, më shumë angazhime do të jepen në përforcimin e kapaciteteve, krijimin e rrjetëzimeve më të fuqishme dhe të qëndrueshme dhe partneriteteve, duke e përfshirë edhe bashkëpunimin me programet e tjera potenciale.