Botë

Kapen 373 kilogramë kokainë në Turqi

04.06.2024 18:49

Në aksionin policor “Narcocelik-20”, i cili u krye në Stamboll dhe Bursa...

Në aksionin policor “Narcocelik-20”, i cili u krye në Stamboll dhe Bursa, u arrestuan nëntë persona dhe u sekuestruan 373 kilogramë kokainë, njoftoi këtë të martë ministri i Brendshëm turk, Ali Jerlikaya.

“Ky aksion u krye me qëllimin për të parandaluar një grup të organizuar kriminal që të dërgonte kokainë nga Amerika e Jugut në Turq”, deklaroi Jerlikaya.

Ai shtoi se 373 kilogramë kokainë u gjetën në Bursa pranë portit të Gemlik.