Botë

Rusia sërish sulmon Ukrainën

05.06.2024 09:20

Forca Ajrore ukrainase tha se i ka rrëzuar 22 nga 27 dronët e tipit Shahed, me të cilët Rusia i sulmoi pesë rajone të Ukrainës gjatë natës...

Forca Ajrore ukrainase tha se i ka rrëzuar 22 nga 27 dronët e tipit Shahed, me të cilët Rusia i sulmoi pesë rajone të Ukrainës gjatë natës. Sulmi dëmtoi një objekt industrial dhe plagosi një person në rajonin e Poltavas, tha guvernatori, Filip Pronin, duke treguar se ushtria ukrainase shkatërroi gjashtë dronë mbi rajonin jugor të Mykolaivit.

Ai shtoi se nuk u raportua për viktima, por u shkatërrua një shtëpi private dhe u dëmtuan rreth dhjetë të tjera. Katër dronë u rrëzuan mbi rajonin jugor të Hersonit dhe katër të tjerë mbi rajonin qendror të Dnipropetrovskit, thanë guvernatorët e rajoneve. Sulmi shënjestroi gjithashtu rajonin verior të Sumit, pa detaje të dëmeve të raportuara nga autoritetet rajonale.
 
Rusia i ka rritur bombardimet kundër infrastrukturës energjetike civile në Ukrainë prej muajit mars, duke ia shkatërruar shumicën e kapaciteteve të termocentraleve dhe hidrocentraleve. Si pasojë, ka pasur reduktime të rrymës dhe import të energjisë elektrike në sasi rekorde.