Maqedoni
Kuvend, kryeministrit i pushon funksioni, kryen vetëm funksionet e domosdoshme
05.06.2024 10:25
Për shkak të sigurimit të kontinuitetit në punë, Qeveria do të kryejë vetëm funksionet më të domosdoshme...

Për shkak të sigurimit të kontinuitetit në punë, Qeveria do të kryejë vetëm funksionet më të domosdoshme deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, njoftoi zyra e kryetarit të Kuvendit.
Kur nuk bëhet fjalë për dorëheqje të kryeministrit, gjegjësisht të Qeverisë, kur votohet mosbesimi Qeverisë ose kur shpërndahet Parlamenti, në Kushtetutë, në Ligjin për deputetë, në Ligjin për Kuvend dhe në Kodin Zgjedhor, nuk ka asnjë dispozitë që e rregullon çështjen e funksionimit dhe përfundimit të mandatit të Qeverisë në periudhën pas konstituimit të Kuvendit deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Në rastin konkret, duhet pasur parasysh se në nenet 43, 44 dhe 46 të Ligjit për Qeverinë është rregulluar çështja e ndërprerjes së mandatit të ministrit të Punëve të Brendshme dhe ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, si dhe përfundimi i funksioneve të ministrave plotësues, ndërsa për kryetarin e Qeverisë dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë nuk ka vendim e as procedurë për përfundimin e funksionit. Në këtë mënyrë, siç është bërë e ditur në kumtesë, edhe më 28 maj 2024, përfaqësuesit e partive politike në Kuvend, qëndruan konsekuentë në këtë, gjegjësisht mbeti qëndrimi i Kuvendit si në periudhat e mëhershme, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e punës së Qeverisë, që Qeveria t’i kryejë vetëm funksionet e domosdoshme deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.
Grupi parlamentar i partisë “E Majta” sot njoftoi se kryetarit të Kuvendit i ka dorëzuar kërkesë me shkrim për konstatimin e ndërprerjes së mandatit të deputetit Talat Xhaferi nga BDI, në bazë të papajtueshmërisë së funksionit deputet dhe kryeministër.
