Maqedoni
Shkup, sanksionohen 117 shoferë
05.06.2024 10:44
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit....

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 117 masa, nga të cilat shtatë sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, katër masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, shtatë sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, tetë masa për kalim në sinjalistikë të mbyllur – semafor të kuq dhe gjashtë sanksione për rireshtim të paligjshëm gjatë drejtimit të automjetit.
Nga MPB njoftojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.
