Maqedoni
Kandidaturat për kryetar të LSDM-së i parashtruan: Filipçe, Petrovska dhe Despotovski
05.06.2024 11:11
Të gjithë anëtarët e LSDM-së që i plotësojnë kriteret kanë të drejtë të paraqesin kandidaturë për kryetar...

Kandidaturat për kryetar të LSDM-së, sot i parashtruan: ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe; deputetja aktuale, Slavjanka Petrovska dhe drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike, Jovan Despotovski. Që të tre kërkuan mbështetje nga anëtarësia duke potencuar se do të punojnë me përkushtim dhe profesionalizëm.
“Programi bazohet në informacione, sugjerime, kërkesa që kam dëgjuar nga numri i madh i anëtarëve tanë me të cilët kam pasur takime të shpeshta në dy-tre muajt e fundit. Ata kanë treguar qartë se çfarë duan të ndryshojnë në parti dhe kjo është pikërisht ajo që është përfshirë në atë program. Partia do të punojë plotësisht e përkushtuar dhe shumë më profesionale.”, - deklaroi kandidati për kryetar i LSDM-së, Venko Filipçe.
“Në programin tim bazohem në atë se cilat janë prioritetet e udhëheqësisë së re të LSDM-së pas disfatës që e përjetuam në këto zgjedhje. Edhe pse LSDM-ja në të kaluarën ka pasur fitore, por edhe disfata, kësaj radhe situata është specifike, duke i pasur parasysh edhe rrethanat politike në shtet dhe asnjë shtet dhe jo vetëm RMV-së nuk i duhet opozitë e dobët, andaj sfidë për LSDM-në është që të përmirësohet dhe të vazhdojë ideologjinë e saj.”, - theksoi kandidatja për kryetare të LSDM-së, Slavjanka Petrovska.
