Botë

ShBA, Bajden: Kufizime emergjente për azilkërkuesit

05.06.2024 12:58

Presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkroi të martën një urdhër të ri ekzekutiv...

Bajdeni njoftoi për kufizime emergjente për emigrantët dhe lëshoi një urdhër ekzekutiv për të mbyllur pjesërisht procesin e azilit përgjatë kufirit meksikan në një përpjekje për të zbutur emigracionin si një detyrim politik përpara zgjedhjeve të nëntorit. Nga Shtëpia e Bardhë, ai tha se do të tejkalonte pengesat republikane dhe po përdorte pushtetin ekzekutiv që kishte në dispozicion si president për të bërë gjithçka që kishte në fuqi.

"Një marrëveshje dypartiake ishte marrëveshja më e fortë e sigurisë në dekadat e fundit, fakti që ai nuk donte ta zgjidhte problemin dhe donte ta përdorte atë kundër meje është një lëvizje politike jashtëzakonisht cinike dhe e dëmton popullin amerikan.", - deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden. 
 
Veprimi i njëanshëm vjen pasi një marrëveshje dypartiake për sigurinë kufitare u rrëzua në Kongres që shumica e ligjvënësve republikanë e refuzuan me urdhër të Donald Trampit. Ilhan Omar ishte një nga zërat e vetë ligjvënësve demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve ndaj urdhrit ekzekutiv të presidentit Xho Bajdenit, që parashikon kufizime të reja për emigrantët me qëllimin, siç tha ai, të rifitohet kontrolli i kufirit ShBA-Meksikë.
 
LEUNORA KALIQI