Fillon manifestimi "Gjimnaziadi"
15.04.2015 09:10
Në Sallonin 19,19, sot fillon manifestimi kulturor "Gjimnaziadi" në korniza të së cilit do të zhvillohen pesë shfaqje...

Projekti është i QIK, mbahet për herën e pestë dhe do të zgjasë deri më 6 maj. Në realizim janë përfshirë rreth 150 nxënës të shkollave të mesme të Shkupit. Përgatisin shfaqje sipas skenarëve, regjisë, skenografisë, kostumografisë, lëvizjeve skenike, lojës së aktorëve dhe muzikës së tyre.
"Gjimnaziadi" i parë u mbajt në prill të vitit 2009. Katër manifestimet e deritanishme kishin gjithsej 345 pjesëmarrës, ndërsa i kanë ndjekur 3.380 shikues dhe për çdo shfaqje është kërkuar një biletë më shumë.
