Botë

Gazë, pritet zbatimi i propozimit për armëpushim

05.06.2024 17:07

Kanë vazhduar luftimet në Gazë. Siç bëjnë me dije nga mbrojtja e shtetit izraelit gjatë një shpërthimi në një bazë ushtarake...

Kanë vazhduar luftimet në Gazë. Siç bëjnë me dije nga mbrojtja e shtetit izraelit gjatë një shpërthimi në një bazë ushtarake në Jug të Izraelit kanë mbetur të lënduar 9 ushtarë izraelit. Këto të fundit po ashtu kanë njoftuar se operacionet e shtetit izraelit janë duke vazhduar në kampet Burejd dhe Çimagazi në qendër të Gazës. Deri sa të priten informacionet zyrtare nga Izraeli dhe Hamasi për propozimin amerikan për armëpushim, Hamasi është kategorik në qëndrim e tij se nuk do të pranojnë kurrfarë marrëveshje, e cila nuk përmban armëpushimin e përhershëm të luftimeve në Gazë dhe tërheqje të tërësishme të ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës. 
 
“Entiteti sionist nuk ka paraqitur një propozim, por një kundërshtim ndaj propozimit të ndërmjetësve, duke refuzuar një armëpushim të përhershëm dhe një tërheqje gjithëpërfshirëse nga Gaza. Prandaj, ne presim një qëndrim të qartë izraelit për këtë çështje.”, - deklaroi zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan. 
 
Përpjekjet diplomatike amerikane vazhdojnë. Ata thonë se nëse Hamasi përfaqëson vërtet interesat e popullit palestinez, ata do ta pranojnë marrëveshjen.
 
“Ne jemi të bindur se Izraeli është i gatshëm ta zbatojë këtë marrëveshje, është propozimi i tyre dhe pothuajse identik me atë që kërkon Hamasi. Nëse ata me të vërtetë përfaqësojnë interesat e popullit palestinez, siç thonë vazhdimisht, ata pa dyshim do ta pranojnë këtë marrëveshje.”, - theksoi zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Metju Miller.
 
Në të njëjtën kohë, Netanjahu ka mbledhur sërish kabinetin ushtarak në kundërshtim të vizitës së kreut të CIA-s dhe zyrtarit të lartë të Shtëpisë së Bardhë në Doha dhe Kajro. Në pritje të armëpushimit në Gazë, Sllovenia u bë shteti i 147-të anëtar që njeh shtetësinë palestineze.
 
Edhe Bashkimi Evropian mbështet plotësisht planin e paraqitur nga presidenti i ShBA-së, Xho Bajden, i cili do të çonte në një armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës, lirimin e të gjithë pengjeve dhe një rritje të ndihmave humanitare në zonë. 
 
FITIM KRYEZIU