Dita e Komandës për stërvitje dhe doktrina të ARM-së

15.04.2015 09:17

Në kazermën "Aleksa Demnievski-Bauman" në Veles sot do të mbahet solemnitet me rastin e Ditës së Komandës për stërvitje dhe doktrina (KSD)...

Është paralajmëruar prania e zëvendëskryeshefit të Shtatmadhorisë (SHM) së ARM-së gjeneral-nënkolonelit Naser Sejdini, komandantit të KSD-së kolonelit Lupço Kostovski, të përfaqësuesve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të SHM të ARM-së, komandantë të komandove të nënshtruara dhe njësi të SHM-së së ARM-së, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale...

Me vendimin e presidentit të Republikës së Maqedonisë për përcaktim të ditëve të njësiteve të Armatës të Republikës së Maqedonisë, për ditën e KSD-së është caktuar 15 prilli, si datë kur në vitin 1992 nisën ushtarët e parë-rekrut në kazermat e ARM-së, në Republikën pavarur të Maqedonisë.

Misioni themelor i KSD-së është që ta organizojë, koordinojë dhe realizojë stërvitjen individuale të ushtarëve, kadetëve, nënoficerëve dhe oficerëve  nga përbërja aktive dhe rezerve e ARM-së, si dhe përkrahje të trajnimit kolektiv të komandëve dhe njësive të ARM-së dhe zhvillimit të doktrinave dhe leksioneve të mësuara.

Në përbërje të tij gjenden qendrat për stërvitje, poligonet dhe terrenet sportive të ARM-së. KSD deri tani në mënyrë të suksesshme ka organizuar 25 kurse të shërbimit të vullnetarëve në afatin ushtarak, ndërsa në vazhdimësi e realizon kursin bazë dhe përparues për nënoficerë,  me çka siguron  realizim të plotë të Konceptit  për zhvillim profesional të nënoficerëve dhe ushtarëve profesionalë të ARM-së. Me transformacionin e ri, KSD fitoi kapacitete për zhvillim të Qendrave për simulime, ndërsa kontribut të madh dha  me përpunimin e një numri të madh të udhëzimeve, rregullave dhe doktrinave nga fusha të ndryshme të funksionimit të Armatës.