Maqedoni
Parashikimi i motit
06.06.2024 09:03
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme....

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit e vranësira pritet të jenë të pakta në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. Në juglindje vranësirat përgjatë maleve do të pasohen nga reshje lokale shiu. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 19°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 27 deri në 34°C.
Në Shkup moti do të jetë em diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 14°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 33°C.
