Maqedoni
Shkup, sanksionohen 120 shofer
06.06.2024 09:20
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik...

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 120 gjoba.
Shtatë gjoba janë shqiptuar për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë të tjera iu shqiptuan motoçiklistëve, tri sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe pesë masa janë shqiptuar për kalim në semafor të kuq.
Nga MPB njoftojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta
