Botë

BE, filluan zgjedhjet për përbërjen e re të PE-së

06.06.2024 10:30

Rreth 373 milionë votues me të drejtë vote janë thirrur për të zgjedhur 720 anëtarët e Parlamentit Evropian...

Me hapjen e qendrave të votimit në Holandë, nisën edhe zgjedhjet për deputetë të Parlamentit të ri Evropian. Rreth 370 milionë qytetarë të vendeve anëtare të BE-së kanë të drejtë të votojnë deri të dielën.

Votimi vazhdon nesër në Irlandë dhe Çeki. Zgjedhjet do të mbahen të shtunën në Letoni, Maltë, Sllovaki dhe në departamentet dhe territoret franceze jashtë shtetit, ndërsa të dielën në Itali. Në 20 anëtarët e mbetur të BE-së, përfshirë edhe pjesën evropiane të Francës, zgjedhjet do të mbahen të dielën, më 9 qershor. Numri më i madh i eurodeputetëve zgjidhen në Gjermani dhe më pak në Luksemburg dhe Maltë.