Maqedoni
Gir: Marrëveshjet i kanë sjellë të mira vendit
06.06.2024 11:11
Euroambasadori Dejvid Gir ka ftuar Qeverinë e re që të zbatojë dhe mbindërtojë tre marrëveshjet...

Euroambasadori Dejvid Gir ka ftuar Qeverinë e re që të zbatojë dhe mbindërtojë tre marrëveshjet më të rëndësishme të vendit në procesin integrues, siç është Marrëveshja e Prespës, ajo me Bullgarinë dhe Marrëveshja e Ohrit. Këto komente ambasadori i BE-së, i bëri gjatë hapjes së zyrës Evropiane në Tetovë.
"Të gjitha marrveshjet kanë sjellë benefite në forma të ndryshme për Maqedoninë e Veriut. Për shembull neës merret Marrëveshja e Prespës për të dicën po zhvillohen debate të nxehta në moment, kjo marrëveshje I ka sjellë vendit benefit shumë të madh. Shkëmbimi tregtar mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut është dyfishuar gjatë gjithë kohës. Është zhvilluar bashkëpunimi kulturor, bashkëpunimi mes njerëzve dhe bashkëpunimi ushtarak. Falë kësaj marrëveshje është përforcuar edhe pozita e Maqedonisë së Veriut edhe në nivel ndërkombatër. Prandaj them se të gjitha marrëveshjet, edhe ajo e Ohrit edhe marrëveshja me Bullgarinë kanë sjellë benefite të ndryshme. Prandaj për BE-në është me rëndësi që të mbindërtohen arritjet djhe të zbatohen të gjitha këto Marrëveshje si pjesë e rrugës së këtij vendi drejt BE-së.", tha euroambasadori Dejvid Gir.
