Vazhdimi i seancës së 43-të të Kuvendit republikan
Kuvendi republikan sot duhet ta mbajë vazhdimin e seancës së 43-të, me debat për ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të ligjeve për Drejtorinë e të Ardhurave Publike, për Drejtorinë doganore, për Punë të Jashtme, për shërbim gjyqësor dhe për zbatimin e sanksioneve, të gjitha me procedurë të shkurtër...

Në rend dite janë propozim ligjet për ndryshimin e ligjeve për ndërmarrjet publike, për kulturë, për mbrojtje shëndetësore, për sigurim shëndetësor, për sigurimin pensional dhe invalidor, për shitje dhe për dhënien nën hua të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtër.
Deputetët duhet të debatojnë edhe për ndryshimet e propozuara të ligjeve për sigurinë e ushqimit, për tokën ndërtimore, për mbrojtje sociale, për zona zhvillimore teknologjike industriale.
Propozim vendimet për dhënien e pëlqimit për propozim planin financiar dhe programin vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për aviacion civil për vitin 2015 si dhe Raportit vjetor të Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit, respektimit, zhvillimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në vitin 2014, gjithashtu janë pjesë e rendit të ditës së seancës së 43.
