Maqedoni

Kaos jashtë Kuvendit të Shqipërisë, protestuesit i vënë flakën gomave, hedhin molotov

06.06.2024 11:40

Në një kohë që në Parlament zhvillohen punimet e Kuvendit në Shqipëri...

Në një kohë që në Parlament zhvillohen punimet e Kuvendit në Shqipëri, jashtë janë mbledhur qytetarët për të protestuar kundër Qeverisë. Protesta u thirr nga Rithemelimi pas episodit të dytë të RAI 3 për Shqipërinë.
 
Protestuesit kanë sjellë goma përpara Kuvendit, ku i vunë sërish flakën, njësoj si me protestën e organizuar para bashkisë së Tiranës. Gjithashtu është hedhur dhe molotov. Gjithashtu protestuesit kanë sjellë me vete vezë, portokaj dhe pankarta. Para grumbullimit të protestuesve u raportua se rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës (efektivë të rendit, forcat Shqiponja, agjentë) dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës para Parlamentit.