Botë

Izraeli sulmoi shkollën e KB-së në Gazë

06.06.2024 12:02

Të paktën 45 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm izraelit në një shkollë të OKB-së

Të paktën 45 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm izraelit në një shkollë të OKB-së, që strehon persona të zhvendosur në al-Nuseirat në Rripin qendror të Gazës.
 
Zyra e shtypit e Qeverisë së Gazës, e drejtuar nga Hamasi akuzoi Izraelin për kryerjen e një “masakre të tmerrshme, që turpëron njerëzimin”. Ismail Al-Thauabta, drejtor i zyrës së shtypit, hodhi poshtë pretendimet e Izraelit se kishte një post komandimi të Hamasit në shkollën e agjencisë së refugjatëve të OKB-së në Nuseirat. Ushtria izraelite konfirmoi se avionët e saj luftarakë shënjestruan një shkollë të OKB-së në al-Nuseirat, duke thënë se ajo kishte qenë shtëpia e terroristëve të Hamasit, që kishin marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit në Izrael.
 
“Terroristët që kishin planifikuar të kryenin sulme në të ardhmen e afërt ishin eliminuar dhe se shumë hapa u ndërmorën për të zvogëluar mundësinë e dëmtimit të atyre që nuk ishin të përfshirë.”, tha ushtria.
 
Pamjet e postuara nga gazetarët palestinezë në orët e para të së enjtes treguan rreshta trupash të shtrirë në spitalin al-Aksa në Deir al-Balah dhe fëmijë të plagosur që po trajtoheshin në dysheme.