Botë

Konjufca: BIA serbe ka agjentët shqiptarë në Kosovë

06.06.2024 14:37

Brenda Kosovës ka agjentë që punojnë për BIA-n serbe, nëpërmjet të cilëve Serbia synon destabilizimin e Kosovës....

Brenda Kosovës ka agjentë që punojnë për BIA-n serbe, nëpërmjet të cilëve Serbia synon destabilizimin e Kosovës. Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke komentuar aksionin e Prokurorisë Speciale të Kosovës në bashkëpunim me Policinë dhe AKI-në, për arrestimin e dy personave në Ferizaj, nën dyshimin për spiunazh. 
 
“E përgëzoj AKI-në për punën e tyre të shkëlqyer. Jam i bindur që ka edhe shumë raste të tjera të ngjashme. Qëllimi i Serbisë është destabilizimi i Kosovës dhe krijimi i agjentëve të brendshëm në Kosovë nga radhët e shqiptarëve që e vazhduan sfidimin e shtetit të Kosovës dhe shkatërrimin e strukturave tona institucionale.”, - deklaroi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
 
Prokuroria Speciale e Kosovës të mërkurën njoftoi se ka arrestuar Muharrem Qerimin dhe Bedri Shabanin, nën dyshimin se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe.
 
GYLTENE SINANI