Maqedoni

Marrëveshja e Prespës, Mitsotakis: Mickoski të deklarohet qartë

06.06.2024 15:35

Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis, i dërgoi edhe një herë mesazh liderit të VMRO-DPMNE-së...

Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis, i dërgoi edhe një herë mesazh liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, që të bëjë një deklaratë kategorike se kur të bëhet zyrtarisht kryeministër do të respektojë Marrëveshjen e Prespës. Mitsotakis, duke folur në kanalin qendror të lajmeve të televizionit grek Antena, sugjeroi se përndryshe gjithçka që mund të arrinte ishte një "përvojë e parë e pakëndshme" në samitin e NATO-s në fillim të korrikut.
 
“Sa i përket Shkupit, Maqedonisë së Veriut, mesazhi im për kandidatin për kryeministër është shumë i qartë. Periudha parazgjedhore ka përfunduar. Marrëveshja e Prespës, e cila për ne kishte shumë probleme, por arritja kryesore është një emër për të gjithë, erga omnes, duhet respektuar. Dhe të jep deklaratë kategorike, kur të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit, se e respekton Marrëveshjen e Prespës.”, - deklaroi kryeministri i Greqisë, Mitsotakis. 
 
Mickoski: Do të respektoj Marrëveshjen e Prespës
 
Si njeri që kryeson Qeverinë, jam i detyruar të respektoj ligjet dhe nuk do të kam asnjëherë dilemë, por pres edhe marrëdhënie të mira fqinjësore mbi një bazë konstruktive që i ka hije shekullit 21. Kështu vlerëson Mickoski, i pyetur për mesazhet e Mitsotakis se nëse ai nuk përdor termin Maqedonia e Veriut se mund të përjetojmë një situatë të pakëndshme në Samitin e ardhshëm të NATO-s.
 
“Mua nuk do të më dëgjoni si një papagall duke përsëritur mbiemrin dhe pas perdeve t’ju grabis dhe të sillem si një despot, si një monark. Në nenin 7 të marrëveshjes, paragrafi 2 dhe 3, është e qartë se çfarë do të thotë kur njëra dhe pala tjetër përdorin termin maqedonas dhe Maqedoni. Le të shohim se çfarë kanë bërë ata në 6 vitet e fundit në lidhje me marrëveshjen, të mos fokusohemi në të drejtën time njerëzore për të përdorur termin Maqedoni, shtet në të cilin kam lindur, por të shohim se çfarë kanë bërë ata dhe çfarë kemi bërë ne. Ambicia ime e vetme është të bëj diçka për atdheun dhe qytetarët.”, - theksoi mandatari për përbërjen e Qeverisë së re, Hristijan Mickoski. 
 
I pyetur nëse do të dërgojë notë proteste dhe do të alarmojë ndërkombëtarët për atë që po bën Greqia, Mickoski thotë se për momentin nuk ka asnjë aktivitet, sepse jemi jashtë institucioneve të BE-së, por kur të jemi pjesë e saj do të luftojmë dhe mbrohemi.
 
FLUTURA LATIFI