Në Shkup 9 aksidente, 78 automjete ka larguar karrotreci

15.04.2015 09:24

Gjatë ditës së kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjithsej nëntë aksidente trafiku...

Prej tyre, shtatë janë me pasojë dëme materiale dhe dy me pasojë lëndime trupore, në të cilat lëndime të lehta kanë marrë një shofer dhe një automjet motorik dhe një çiklist.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 33 shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjetin, prej tyre 16 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se 90 kilometra në orë nëpër vendbanime, 25 shoferë nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit në udhëkryqe, 5 nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimet për këmbësorë,  si dhe gjashtë shoferë kanë kalur në tëngjyrën e kuqe të semaforit.

Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" gjatë ditës së kaluar nga ana e policisë së trafikut janë larguar 78 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Sot Sektori për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup sot do të mbajë punëtori edukative në SHF "25 Maji" i cili gjendet  në territorin e komunës së Gazi Babës me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt.

Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtëzakonshme me ç’rast pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhimisht dhe sipas rregullativës ekzistuese të qarkullimit.