Maqedoni

Sallat kirurgjikale, vazhdojnë problemet, pritet zgjidhje

06.06.2024 17:05

Klinikat kirurgjikale për momentin me një sallë që punon në dy ndërrime...

Klinikat kirurgjikale për momentin me një sallë që punon në dy ndërrime. Ka zgjidhje të përkohshme që nuk e zgjidh problemin dhe haosin që mbretëron në bllokun operativ në kirurgji. Për pacientët me karcinom pritjet për operacion mund të shoqërohet me pasoja fatale. Paralajmërohet se nga dita e hënë do të përgatiten dy salla me ç’rast do të fillojë të lëvizin terminet për operacionet e caktuara. Ndërkohë, rritet numri i pacientëve që presin për intervenim në klinikat e kirurgjisë. Pothuaj 2000 pacientëve u janë prolonguar intervenimet. Doktor Trajanovski sqaron detajsht situatën aktuale.
 
“Klinika për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, reanimacion dhe shërim intenziv disponon me gjashtë salla operacioni. Dy janë në pjesën e traumatologjisë dhe 4 në klinikën për sëmundje ortopedike. Dua të them se me sigurimin e kompresorëve të jashtëm deri më tani janë kryer rreth 70 operacione, gjysma në klinikën e traumatologjisë dhe gjysma në klinikën e ortopedisë. Punojmë me intenzitet më të ulët. Shembull, nëse më herët kemi brenda ditës në klinikën e ortopedisë kemi operuar 15 raste, tash në një sallë në dy ndërrime mund t’i pranojmë maksimum 7 deri 8 raste dhe përparësi kanë pacientët me sëmundje malinje dhe me frakturë.”, tha Aleksandar Trajanovski, doktor në klinikën e traumatologjisë.
 
Nga kjo klinikë mendojnë se dalangadalë do t’i kthehen punës normale por sigurisht situata varet nga sigurimi i tubacionëve të oksigjenit (kompresorëve). Me këtë problem ballafaqohet edhe klinika për anestezion, reanimacion dhe shërim intenziv. Në spitalin e përgjithshëm të qytetit të Shkupit “8 Shtatori” është rritur vëllimi i punës për 50%. Më shumë intervenime janë abdomenale, gjë që ka shtuar nevojën e rritjes së personelit. Problemet në sallat kirurgjikale filluan para tri javëve dhe akoma nuk ka raport për këtë kaos.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU